Daquan Bracey është basketbollisti më i ri i GO+ Peja.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit pejan, shkruan Arbresh.info.
Ai është 28-vjeçar dhe luan në pozitën e organizatorit të lojës.
Bracey më përpara ka luajtur edhe në disa vende të njohura evropiane si Turqia, Mal i Zi, Çekia, Bullgaria.
Karrierë ka ndërtuar edhe në Meksikë.
Aventura e tij e fundit ka qenë tek Spartak Pleveni në Bullgari ku ka luajtur me mesatare prej 14.2 pikëve për lojë në sezonin e rregullt.
Derisa në play-off ka pasur mesatare prej 15.3 pikëve për lojë.
Peja ndeshjen e radhës do ta luaj ndaj Trepçës të mërkurën në ‘Karagaç’ ku pritet edhe të debutoj ky basketbollist./Arbresh.info
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...