GO+ Peja ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për rrjedhën e kampionatit duke e mposhtur SIgal Prishtinën në kryeyqtet me rezultat 82-78.
Ndeshja nisi më mirë për Prishtinën të cilët e mbyllën pjesën e parë në epërsi 42-34, shkruan Arbresh.info.
Por periudha e tretë ishte fatale për ta, pejanët u rikthyen fuqishëm dhe rikthyen në fund të këtij çereku rezultatin në +2 pikë për ta.
Në çerekun e fundit, Peja ishte më e koncentruar dhe arriti fitoren.
Më i dalluari në këtë triumf të verdhezinjve ishte Musab Mala me 22 pikë. Pas tij ishin edhe Routt me 18 pikë e 11 kërcime dhe Green me 16 sosh.
Tek Prishtina nuk mjaftoi super paraqitja e Bailey i cili pati 25 pikë.
Kjo ishte fitorja e 10 e Pejës krahas nëntë humbjeve, kurse Prishtina pësoi humbjen e 11-të krahas tetë fitoreve./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...