Serge Gnabry duket se sërish do të vesh fanellën e klubit anglez, Arsenal.
Thuhet se ‘Topçinjtë’ dëshirojnë rikthimin e Gnabry.
Lojtari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë, por Gnabry dhe ‘bavarezët’ mund të ndahen gjatë kësaj verë.
Menaxheri i londinezëve, Mikel Arteta synon që në skuadër ta ketë Gnabryn për sezonin e ardhshëm.
“Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry”, shkruajnë mediet në ishull, raporton arbresh.info.
Drejtuesit e Arsenalit thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Gnabryt në ‘Emiratës’.
Tani për tani lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, edhe pse Bayern Munich ende nuk është deklaruar nëse do ta shesë Gnabryn./arbresh.info/
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut