Anësori brazilian i Real Madridit, Rodrygo, ka shprehur dëshirën për të qëndruar në ‘Santiago Bernabeu’ dhe për të luftuar për një vend titullari, pavarësisht konkurrencës së shtuar në skuadër dhe ndryshimeve taktike që ka sjellë trajneri i ri, Xabi Alonso.
Pas ardhjes së Alonsos, hapësira e Rodrygos është reduktuar, dhe ai ka qenë shpesh jashtë formacionit bazë, përfshirë edhe ndeshjet e fundit në Kupën e Botës për Klube, gjë që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.
Pavarësisht situatës, lojtari është i vendosur të qëndrojë, ndërsa Real Madrid nuk do ta ndalonte një shitje nëse arrin një ofertë prej të paktën 100 milionë eurosh.
PSG ka bërë një ofertë në këtë shifër, ndërsa Liverpooli e sheh Rodrygon si pasues të mundshëm të Luis Diaz, në rast largimi të kolumbianit.
Edhe Manchester City është përmendur si i interesuar, duke kërkuar të shtojë thellësi në fazën ofensive.
Arsenali gjithashtu është pjesë e garës dhe kërkon një profil si Rodrygo për të përforcuar krahun e majtë.
Në anën tjetër, Bayern Munich dhe Chelsea janë tërhequr nga interesimi, ndërsa edhe Barcelona është përfolur se ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit.
Së fundmi, edhe Tottenham është futur në listën e klubeve të interesuara, ndërkohë që Rodrygo ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2028, duke e bërë situatën e tij të komplikuar.
Në fund, Rodrygo do të duhet të vendosë mes qëndrimit në Madrid për të luftuar për një vend në një skuadër yjesh, apo të nisë një aventurë të re në një klub ku do të ketë rol më të rëndësishëm në fushë. /Telegrafi/
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Mot kryesisht i vranët të premten, temperaturat deri në 7 gr...
AS Roma merr fitore të madhe ndaj Stuttgartit në Ligën e Evr...