Gjyqtari i vetëm kosovar me thirrje të FIVB-së, Istref Elezaj, ka marrë vlerësim maksimal gjatë ndarjes së drejtësisë në ndeshjen e raundit të dytë të 1/32 finales CEV Challenge Cup, mes VBC Casalmaggiore dhe IGOR Novara, ka njoftuar Federata e Vojelbollit e Kosovës.
Elezaj ishte gjyqtar i parë, në paraqitjen e tij të pestë në Kupat Evropiane, kur të enjten në Viadana të Italisë, ka qenë gjyqtar në duelin e dy ekipeve italiane.
“Ai mori vlerësim maksimal edhe nga delegati i ndeshjes Filipoo Niedu.
Partner në ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, Elezaj e pati gjyqtarin polak Wojciech Glod.
Kjo ishte ndeshja e kthimit mes këtyre skuadrave, me IGOR Novara që e fitoi edhe ndeshjen e dytë 3:0 (25:13; 25:18; 25:23), për ta siguruar kualifikimin në 1/16 e CEV Challenge Cup.
Këto dy ekipe njihen për rivalitetin edhe në Serie A, ku në kuadër të së cilës garë do të ndeshjen edhe të dielën.
FVK e përgëzon gjyqtarin kosovar Istref Elezaj, për paraqitjen briliante në këtë garë, duke përfaqësuar suksesshëm vlerat e volejbollit tonë në Evropë”, ka bërë të ditur FVK./rtk
SHBA paralajmëron Iranin për pasoja nëse vrasjet vazhdojnë
“Ka qenë e vështirë… por nuk duhet të ndalemi”, prokurori Mo...
Aksident në rrugën Gjakovë-Klinë, lëndohen dy persona
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...