Kosova luan ndeshjen e madhe ndaj Sllovenisë nesër me fillim nga ora 20:45.
Tashmë UEFA ka përcaktuar gjyqtarët për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Gjyqtari kryesor me shumë përvojë i kësaj ndeshje do të jetë italiani, Marco Guida.
Asistentët e tij janë Giorgio Peretti me Giussepe Perrotti.
Gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Chiffi. Marco Di Bello është gjyqtar kryesor në VAR, kurse asistenti është Valerio Marini.

44-vjeçari italian, Marco Guida së fundmi ka drejtuar sfidën Juventus – Milan në Serie A, ndërsa këtë sezon ka gjykuar edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve: Eintracht Frankfurt – Galatasaray dhe Kairat – Real Madrid.
Kosova pas dy ndeshjeve është e dyta në grup me tri pikë kurse Sllovenia e fundit me një sosh./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...