Bayern Munich ka arritur të rikthehet pas atij disavantazhi nga ndeshja e parë me Lazion dhe të triumfoj me rezultat 3-0, në ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8 së finales në Champions League.
Pas kësaj fitore bavarezët kanë arritur çerekfinalen në Champions League, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë u realizua nga Harry Kane në minutën e 38-të.
Kurse epërsia u dyfishua në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga legjenda bavareze Thomas Muller.
Për epilogun final 3-0 u përkujdes top sulmuesi anglez Harry Kane, që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Rezultati final nga të dyja ndeshjet ishte 3-1 në të mirë të bavarezëve.
Së bashku me Bayernin në çerekfinale ka kaluar edhe Paris SG, që mposhti Real Sociedadin./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...