E ardhmja e Berat Gjimshitit vazhdon të jetë ende e pavendosur, nëse do të mbetet në Atalanta apo do të largohet.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka një ofertë shumë të rëndësishme financiare nga Katari, ku skuadra Al-Rayyan ka shprehur interesim për transferimin e tij.
E përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ ka zbuluar edhe detajet financiare, ku bëhet fjalë për një ofertë që ka tunduar jashtëzakonisht shumë Gjimshitin.
Kapiteni i Shqipërisë në rast transferimi në Al-Rayyan e pret një kontratë milionëshe me një pagë mbi katër milionë euro në tre vitet e ardhshme.
Al-Rayyan është e gatshme të paguaj edhe 15 milionë euro për blerë kartonin e Gjimshitit te Atalanta.
Mbrojtësi shqiptar ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, megjithatë oferta e klubit nga Katari e ka tunduar shumë atë.
30-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026, derisa aktualisht fiton një pagë prej 800 mijë eurove në sezon. /Telegrafi/
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...