Shqipëria u mposht 2-1 nga Polonia në play-off ku edhe e humbi rastin për t’u kualifikuar në Botëror.
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Berat Gjimshiti, në fjalën e tij pas ndeshjes me Poloninë tha se ekipi ynë përfaqësues ishte shumë afër ëndrrës së Botërorit.
Gjimshiti deklaroi se Shqipëria nuk e meritonte këtë humbje. Ai shtoi se pjesa e parë ishte shumë e mirë, por se në të dytën disa gjëra nuk shkuan siç duhet.
Kapiteni nuk harroi dhe fitoren e Kosovës, duke thënë se shpreson që “Dardanët” të bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Jemi të gjithë të mërzitur, sepse ishte rasti i fundit besoj që ta çonim Shqipërinë në Botëror. Ishim shumë afër sot. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan aq mirë. Nuk e meritonim këtë rezultat.”
“Ata kishin më shumë fizik dhe na mungonin disa lojtarë, që janë më shtatlartë. Ndoshta Levandovski duhej të mbahej më mirë. Uroj që brezat e rinj ta arrijnë ta dërgojnë ekipin tone përfaqësues në Kupën e Botës. Shpresoj që të na bëjë krenar Kosova”, tha Gjimshiti.
Kosova finalen e play-offit e luan të martën ndaj Turqisë në Prishtinë me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...