Shqipëria nesër luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror ndaj Letonisë.
Një ditë para ndeshjes trajneri Sylvinho, ka dal në konferencë për media, ku ka folur rreth ndeshjes së nesërme, shkruan Arbersh.info.
Së bashku me të në konferencë ishte edhe kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi i Atalantas, theksoi se tre pikë janë të domosdoshme në këtë ndeshje.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv,. nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion, dhe përqendrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugëtimin tonë”, tha fillimisht ai.
“Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme”, vazhdoi tutje kapiteni.
“Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Evropianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”.
“Dëshira është shumë e madhe, do të jetë ndeshje e madhe. Kundër Gjilbratarit kishte disa lojtarë të rinj se çfarë mund të jepnin, por ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe. Ky është rasti më i bukur që kemi për të shkuar atje dhe motivimi është shumë i lartë.”
“Nëse luan me kombëtaret pak më të vogla mund të mbyllen mbrapa, sepse kundër Serbisë ishte më shumë ndeshje e hapur. Me Letoninë e dinë cilësitë që kanë dhe e dinë që është e vështirë. Duhen lojtarë cilësorë për t’iu përgjigjur”, deklaroi ai.
Ndeshja mes Shqiperisë dhe Letonisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”./Arbresh.info
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...