Gjimshiti: Kemi ardhur këtë për një qëllim të gjithë, për tre pikë

17:49 | 12 Nëntor 2025
D.H

Shqipëria nesër luan ndeshjen më të rëndësishme në kampanjën kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Andorrës, ku një fitore e tyre dhe një triumf i Anglisë ndaj Serbisë, do t’ia siguronte kuqezinjve pozitën e dytë në grup.

Takimi nis nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

Para takimit në konferencë për media ka dal kapiteni Berat Gjimshiti së bashku me trajnerin Sylvinho.

Kapiteni, tha se kanë udhëtuar vetëm tre pikë.

“Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi.”

“Cilësia sa vjen e shtohet dhe tani trajneri Sylvinho e ka të vështirë formacionin titullar, por rëndësi maksimale ka grupi pasi duke u bazuar te ai mund të arrijmë objektivin tonë.”

“Me Andorrën e dimë se nuk do të jetë e lehtë por jemi gati, edhe psikologjikisht.”

“Botërori? Në futboll gjithçka mund të arrihet, edhe shkallët më të larta, nëse jep maksimumin. Unë dhe ekipi besojmë”, tha ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme