Futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli ka pësuar një lëndim të rëndë të martën në ndeshje me Malishevën.
Ai u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes pas një përplasje me portierin e Malisheës e më pas ra në tokë, shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas kësaj ambulanca është dashur të hyjë në fushë për të transportuar atë deri në spitalin e Gjilanit. Pas ekzaminimeve mjekësorë në qytetin e tij ai u nis për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kur kanë kaluar rreth dy ditë nga ky lëndim, Gjilani ka dal me një përditësim për gjendjen shëndetësore të futbollistit të tyre.
Bilalli tashmë është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane ka bërë të ditur klubi.
“Sport Club Gjilani informon opinionin publik dhe median se futbollisti ynë, Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane. Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike”.
“Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara”.
“Gjendja e tij po monitorohet nga ekipi mjekësor në seksionin e Mjekimit Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe shenjat klinike janë pozitive, duke treguar për një rikuperim të shpejtë dhe progresiv”.
“Jemi të inkurajuar nga përmirësimet dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejtë në fushën e lojës dhe në mesin e ekipit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...
Dy përballje të forta sot në Superligën e Kosovës
27 vjet nga masakra në Rezallë ku u ekzekutuan 98 shqiptarë