Gjilani do të luajë ndaj Liepajas në Ligën e Konferencës të enjten në stadium “Fadil Vokrri”.
Trajneri i ri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, do të debutojë në këtë përballje, ku kërkon fitore.
“Do të jetë ndeshja ime e parë zyrtare me Gjilanin. Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv. Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne”, ka thënë Ramadani.
Tutje trajneri që i ka fituar tre tituj kampioni në Kosovë me Trepçën ’89, Prishtinën dhe Feronikelin, ka shtuar se nuk i intereson loja e bukur, por vetëm fitorja.
“Ne luajmë për të kaluar tutje. Nuk na intereson loja e mirë, por na intereson kalimi i raundit”, deklaroi trajneri shkupjan.
Ai ka thënë në fund se Besar Musolli nuk do të jetë titullar, ndërsa Agustin Torrasa dhe Mevlan Zeka do të mungojnë në këtë përballje, shkruan telegrafi.
Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj, ka folur për ndeshjen me Liepajan, duke thënë se me lojë të bukur dhe angazhim maksimal, mund ta sigurojnë kalimin në raundin e dytë.
“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të jemi më të mirën”.
“Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, ka thënë Dabiqaj.
Gjilani do të përballet me Liepajan, të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës