Afati kalimtar veror tashmë është mbyllur në ligat më të mëdha europiane, megjithatë është ende e hapur në vendet si Turqi, Rusi, Ukrainë e Argjentinë.
Nga Turqia raportet e fundit theksojnë se skuadra turke, Besiktas ka bërë një ofertë zyrtare për futbollistin e Arsenal, Mohamed Elneny.
Beşiktaş ka përshpejtuar përpjekjet për transferim në mesfushë dhe “bardhezinjtë” duan të nënshkruajnë me Mohamed Elneny nga Arsenali.
Besiktas, të cilët thuhet se kanë dorëzuar ofertën zyrtare tek klubi anglez, do ta shtojnë mesfushorin 29-vjeçar në listën e UEFA-s nëse transferimi përfundon sot.
Lojtari egjiptian, i cili luajti për Beşiktaş në sezonin 2019-2020, shënoi 3 gola në 41 ndeshje në Arsenal sezonin e kaluar. /Lajmi.net/
Kurti në ora 16:00 mban konferencë për media
Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga at...
Presidenti i Iranit njofton se kanë filluar përpjekjet për n...
Betimi i ministrave të rinj, Rama mban mbledhjen e parë të q...
Lëndimi i Ronaldos më serioz se sa pritej, rrezikon Kupën e ...
Abdixhiku shprehet i gatshëm për zgjedhje: Kurdo që presiden...