Gjiganti italian futet në garë për transferimin e Nkunku

21:19 | 13 Gusht 2025
D.H

E ardhmja e Christopher Nkunku shihet larg Chelseas pas vetë dy sezoneve me “Blutë e Londrës”.

Tashmë disa skuadra janë interesuar për francezin 27-vjeçar, ku së fundmi interes ka shprehur edhe gjiganti italian, Inter, shkruan Arbresh.info.

Nënkampioni i Evropës, dëshiron transferimin e tij por prioriteti kryesor mbetet Ademola Lookman.

Sipas raportimeve, ekziston një marrëveshje verbale totale për një kontratë afatgjatë me sulmuesin nigerian, i cili dëshiron t’i bashkohet Interit, megjithatë, marrëveshja ende nuk ka mes klubeve.

Për Nkunku, interes kanë shfaqur edhe Bayern Munich, RB Leipzig dhe disa klube të tjera. Mbetet të shihet nëse francezi do të rikthehet tek Leipzig aty ku pati paraqitje fenomenale apo do të provojë një aventurë të re.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e Nkunkus tani për tani është rreth 35 milionë euro. Ai ka një kontratë që e mbanë të lidhur me Chelsean deri në vitin 2029./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale