Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, mund të bëhet objektiv i Juventusit, mes thashethemeve të pasigurta rreth të ardhmes së tij afatgjatë në Stamford Bridge.
Trajneri italian, i cili i udhëhoqi “Blutë” drejt vendit të katërt në Ligën Premier dhe drejt një trofeu si në Ligën e Konferencës ashtu edhe në Kupën e Botës për Klube sezonin e fundit, thuhet se admirohet nga drejtuesit e Juventusit si një kandidat i ardhshëm për të zëvendësuar Igor Tudorin.
Sipas mediumit TEAMTalk, Maresca nuk është “plotësisht i lumtur” pas refuzimit të Chelseat për të përmbushur kërkesat e tij për transferime gjatë verës, ndërsa Juventusi e sheh atë si një pasardhës ideal afatgjatë.
Pavarësisht kësaj, bordi i Chelseat vazhdon ta mbështesë 45-vjeçarin, i cili nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në vitin 2024 dhe e ka ekipin në vendin e shtatë pas shtatë ndeshjeve të ligës.
“Chelsea është një klub legjendar dhe i madh. Strategjia tani është të vazhdojmë me kontrata të gjata, t’u besojmë lojtarëve të rinj. Biznesi i futbollit ka të bëjë me rezultatet. Në këtë moment, rezultatet janë të mira dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, ka thënë Maresca këtë javë.
Ndryshe, ish-mesfushori i Juventusit ka fituar 46 nga 74 ndeshjet e tij në krye të Chelseat deri më tani. /Telegrafi/
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...