Gjiganti anglez hap bisedimet me Cityn për transferimin e Grealish

16:27 | 6 Gusht 2025
D.H

E ardhmja e Jack Grealish është larg Manchester City, pasi trajneri Pep Guardiola nuk e llogarit në planet e tij për edicionin e ri 2025/26.

Sipas The Athletic, Everton ka nisur negociatat me Manchester City për një lëvizje të mundshme të tij drejt “Goodison Park”, shkruan Arbresh.info.

Klubi nga Merseyside po punon për të siguruar shërbimet e anësorit 29-vjeçar përmes një huazimi një-vjeçar.

Marrëveshja është cilësuar si e ndërlikuar dhe ende nuk ka garanci që do të konkretizohet, por diskutimet janë në zhvillim mes dy klubeve për përfaqësuesin e Anglisë.

Grealish iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2021 nga Aston Villa për një shifër marramendëse prej 100 milionë eurosh. Që nga transferimi i tij anglezi ka dështuar të tregoj se vlen aq sa City ka paguar.

Në 157 ndeshje të luajtura ka shënuar 17 gola e 23 asistime. Ai ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me klubin e Guardiolës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme