Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Prizren

09:08 | 18 Mars 2026
R J

Një parking për veturë është bërë shkak që dy persona në Prizren të përleshen ndërmjet vete.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Kolonel Ahmet Krasniqi”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është arrestuar, pasi e kishte sulmuar edhe fizikisht viktimën.

Ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.