Dy klube të mëdha në Turqi raportohet se janë duke menduar të shtrojnë oferta këtë dimër për mbrojtësin e lirë, Patrice Evran.
Francezi ka mbetur pa klub qysh pasi kontrata e tij në Marseille u ndërpre, por raportet e fundit sugjerojnë që ai do të gjej së shpejti punë, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti te Superliga e Turqisë, Galatasaray raportohet se është duke kërkuar nënshkrimin me Evran, ndërkohë që ish bashkëlojtari i tij Bafetimbi Gomis ka tentuar për të bindur 36-vjeçarin që t’i bashkohet atij.
Megjithatë, mbrojtësi veteran ka qenë gjithashtu në kontakt me Besiktasin dhe klubet nga Lindja e Mesme derisa vazhdon të vlerësojë ofertat.
Patric Evra ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij në Manchester United, por gjithashtu ka bartur fanellat e klubeve të tjera si Marsala, Monza, Nice, Monaco, Juventus dhe Marseille./arbresh.info/
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...
“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për proj...
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...