Ylli i Atalanta, Josip Ilicic, ka bërë një gjest të madh.
Anëtari i skuadrës nga Bergamo, i cili shkëlqeu në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Valencia, është kujdesur të falënderojë mjekët e qytetit.
Ilicic shënonte het-trik në ndeshjen kundër Valencia, duke bërë që topi i ndeshjes t’i takonte atij.
Por, lojtari ka dhuruar topin e fituar për mjekët e Bergamos, transmeton lajmi.net.
Këtë ai e ka bërë në shenjë falënderimi për punën që mjekët po bëjnë në luftën kundër Covid-19.
Dhuratë simbolike, por me domethënie të madhe nga slloveni.
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës