Gjermania ka shënuar fitore të thellë në miqësoren ndaj Letonisë.
Gjermania fitoi me rezultat 7 – 1, që ishte ndeshja e fundit para “Euro 2020”.
Gosens zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Kai Havertz (19′). Pas vetëm dy minutave, Ilkay Gundogan dyfishoi epërsinë (21′).
Për golin e tretë përkujdes Thomas Muller që realizoi gol mjaftë të bukur (27′). Goli i katërt u realizua nga Ozols, që realizoi autogol (39′).
Ndërsa, golin e pestë që ishte i fundit në pjesën e parë e shënoi Gnabry pas një asistimi të mrekullueshëm nga Hummels (45′). Gjermania nuk u ndal me kaq dhe shtoi epërsinë në pjesën e dytë.
I sapo inkuadruari Timo Werner realizoi golin e gjashtë për Kombëtaren gjermane. Ndërsa, golin e shtatë që doli të jetë i fundit në ndeshje e shënoi Leroy Sanë (76′).
Ndërkohë, golin e nderit për Letoninë e realizoi Saveljevs (75′).
Kujtojmë, se Gjermania është në një grup mjaftë të vështirë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira