Eliminimi i Gjermanisë nga Kampionati Botëror “Rusia 2018” është tronditës.
Kampioni në fuqi i botës nuk ka arritur të sigurojë vazhdimin tutje në turneut madhështor në Rusi pas disfatës 2 me 0 të pësuar nga Koreja e Jugut, shkruan portali arbresh.info.
Kjo është hera e parë që Gjermania ka dështuar për të arritur në fazat eliminuese të Kampionatit Botëror që nga viti 1938.
Koreja e Jugut realizoi golat përmes Kim Young Gwon (94′) dhe Heung Min Son (98′) duke i shkatërruar ëndrrën përfaqësueses nën udhëheqjen e trajnerit Joachim Low.
Gjermania i jep fund këtij turneu si e vendosur në fund të Grupit F, pas Koresë së Jugut, Suedisë dhe Meksikës./arbresh.info/
#GER fail to reach the knockout stage in the #WorldCup for the first time since 1938.#KORGER #KOR #WorldCup #Rusia2018 #Germany #DieMannschaft #Neuer #WetheReds pic.twitter.com/43yYLHWbcF
— The Football Stats (@theFBstats) June 27, 2018
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...