Është gjetur një trup në mbetjet nënujore të aeroplanit që po e barte futbollistin Emiliano Sala dhe piltin David Ibbotson.
Aeroplani Piper Malibu u gjet në fund të detit në Guernsey pas kërkimit privat që nisi të dielën, gati dy javë pas zhdukjes së tij.
Trupi i gjetur nuk është identifikuar, por ai mund të jetë i pilotit ose Salas.
Sala dhe piloti Ibbotson u nisen nga Nantes në Francë drejt Cardiffit më 21 janar, pasi ylli argjentinas kishte nënshkruar kontratë me klubin e Premierligës, por u zhduken mbi Kanalin Anglez.
Kërkimet zyrtare për ta u ndërpriten vetëm katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit, por familjarët e Sala, tifozët dhe disa futbollistë profesionistë mblodhën të holla për ta nisur një kërkim privat.
Kërkimi privat dha rezultat të dielën disa orë pasi kishte nisur.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...