Gjasula dërgon mesazh mbështetës për Kombëtaren: Jemi të gjithë me ju!

18:13 | 12 Tetor 2021

Sot u konfirmuar se mesfushori Klaus Gjasula do të mungojë me Shqipërinë për sfidën e mbrëmjen ndaj Polonisë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe përzgjedhësin Edi Reja që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve.

Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.

‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’, ka shkruar ai.

Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili siduket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara