
Screenshot
Club Brugge dhe Barcelona luajtën baras me rezultat 3-3 në sfidën e katërt të Ligës së Kampionëve.
Të parët që shënuan ishin belgët në minutën e gjashtë me anë të Tresoldit, shkruan Arbresh.info.
Por dy minuta më vonë, Torres barazoi për 1-1.
Brugge e befasoi edhe njëherë Barçën ku e realizoi edhe golin e dytë me Forbesin në minutën e 17-të.
Deri në fund të pjesës së parë, Barça pati dy mundësi të mira për të barazuar me Kounden i cili goditi shtyllën.
Si dhe Rashford bëri goditje të fort por u ndal nga portieri.
Iniciativa e Barcelonës u shpërblye në minutën e 61-të, kur Lamine Yamal realizoi për 2-2.
Por nuk shkoi shumë kohë edhe Brugge shënoi edhe golin e tretë, ku u rikthye në epërsi sërish me golin e Forbs në minutën e 64-të.
Barça barazoi përsëri 13 minuta më vonë me një autogol të Tzolis.
Deri në fund Brugge shënoi edhe njëherë me Vermant por goli u anulua pas rishikimit nër VAR, shkaku i faullit në portier.
Dy skuadrat në fund morën nga një pikë. Brugge tashmë është në kuotën e katër pikëve kurse Barça ka shtatë sosh./Arbresh.info
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat