Olivier Giroud ka qenë hero i Milanit në fitoren shumë të rëndësishme 0-1 në udhëtim te Genoa.
Sulmuesi francez u inkuadrua nga banka rezervë, por nuk shënoi e asistoi, hero u shndërrua me pritjet si portier.
Mike Maignan u ndëshkua me karton të kuq, derisa trajneri Stefano Pioli nuk kishte të drejtë më për zëvendësime dhe Olivier Giroud veshi fanellën e bashkëkombësit të tij duke qëndruar në portë.
Veterani francez bëri disa ndërhyrje vendimtare duke ia siguruar tre pikët Milanit dhe ai tanimë është bërë viral në rrjetet sociale.
Ka reaguar edhe faqja zyrtare e Përfaqësueses së Francës me një foto që ka shkuar virale.
Du coup, on a dû actualiser la liste ?@_OlivierGiroud_ ?? pic.twitter.com/rBZX9RwctW
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) October 7, 2023
“Duhet të rregullojmë listën”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës teksa ka publikuar Giroudin me fanellën e portierit.
Giroud në këtë foto është përkrah tre portierëve tjerë të Francës si Alphonse Areola, Mike Maignan e Brice Samba.
Kaq ka mjaftuar që kjo foto të marrë mijëra shpërndarje dhe pëlqime në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...