Sulmuesi i Chelsea-s, Olivier Giroud që ishte i lidhur me Juventus-in, Inter-in dhe Lazio-n ka pranuar se ishte afër kalimit të Seria A gjatë afatit veror.
Francezi në kontratën me “Blutë” ka marrëveshje që mund të largohet nga “Stamford Bridge” për pesë milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Giroud ishte i lidhur me Juventus-in, derisa interesim në të kaluarën kishte shprehur Inter-in dhe Lazio-n.
“Nuk mund ta di të ardhmen time, por nuk e shoh vetën time të rikthyer në Ligue 1”.

“Dua të luaj në nivelin më të lartë në Evropë për dy ose tri vite dhe ndoshta transferimi në MLS”.
“Isha afër kalimit në Seria A ku lojtarët me eksperiencë admirohen, por në fund nuk ndodhi. Kush e di çfarë e ardhmja ka për mua. Do shikojë të gjitha mundësitë që kam”, deklaroi ai.
Me afatin veror të mbyllur, Giroud do vazhdojë të jetë të Chelsea së paku deri në janar./arbresh.info.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë