Girona triumfon me përmbysje me rezultatin 5-1 ndaj Sevillas dhe merr kreun e La Ligas pas javës së 21-të.
Ishte Sevilla ajo që zhbllokuan sfidën me golin e realizuar nga Romero në minutën e 10-të.
Megjithatë vetëm 3 minuta më pas Dovbyk nisi serinë e golave dhe gjeti rrugën drejt rrjetës tre herë rresht, në minutën e 13’, 15’ dhe 19’, duke përmbysur rezultatin dhe duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-1.
Ndërsa në fraksionin e dytë vendasit gjetën edhe dy herë të tjera rrugën drejt rrjetës, me Tsygankov që shënoi golin e katërt në minutën e 56’, teksa Stuani vulosi këtë takim me golin e realizuar në minutën e 89’.
Ndërsa nga ana tjetër vazhdon vuajtja për Sevilla-n, që renditet në vend të 17-të me 16 pikë./ss
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi