Girona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim tek Almeria.
Ndeshja ka përfunduar pa gola 0-0, shkruan Arbresh.info.
Në një ndeshje të mbyllur me pak raste të krijuara për gol dhe me shumë tension, Girona nuk arriti të marrë fitoren.
Kujtojmë që nga minuta e 80-të, kryesuesit e La Ligas, kanë luajtur me një lojtar më pak.
Pas këtij barazimi Girona kthehet në vendin e parë me 49 pikë pas 20 ndeshjeve, mirëpo me një ndeshje më pak.
Përfitues nga ky rezultat ka qenë Real Madridi i cili ndeshjen e mbetur do të luaj me 1 shkurt ndaj Getafes.
Sfidën e radhës në kuadër të La Ligës Girona luan ndaj Sevillës, ndërsa Almeria luan në udhëtim tek Real Madridi./Arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...