Giresse flet për objektivin e Kosovës: “Pse të mos jemi në vendin e parë”

15:03 | 27 Maj 2022

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për media rreth ndeshjeve të qershorit dhe objektivave të Dardanëve.

Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këto ndeshje dhe kualifikimet në përgjithësi ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Giresse, i cili ka treguar edhe objektivat.

“Pse të mos jemi në vendin e parë”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për shtyp rreth objektivit të Kosovës.

“Por, nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do ta marrim secilën ndeshje veç e veç dhe pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupit”.

Megjithatë, Giresse shtoi se qëllimi parësor është që Kosova të luajë dhe të paraqitet sa më mirë.

“Lojtarët që janë këtu janë të kënaqur që janë këtu. Do të përgatitemi me shumë ambicie dhe motivim. Jam i kënaqur të punoj me këtë pjesë të ekipit”.

“Qëllimi ynë është që ne të kemi paraqitje sa më të mirë në këto katër ndeshje. Të përgatitemi sa më mirë në mënyrë që t’i arrijmë pritshmëritë tona”, përfundoi përzgjedhësi francez. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale