Kosova nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët”, të cilët janë në kërkim të fitores së parë në këtë cikël, do të përballen me Bjellorusinë.
Trajneri i Kombëtares, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për media para kësaj ndeshje të rëndësishme.
Ai ka thënë se Kosova do të luaj lojën e vetë.
“Nuk mendoj se ne duhet gjithmonë t’i përshtatemi formës se si luan kundërshtari, por duhet të provojmë të imponojmë lojën tonë. Jemi ekip që luajmë mirë, që ka teknik të mirë, prandaj ky është qëllimi në ndeshjen e nesërme që ne të imponojmë lojën ton dhe jo t’i përshtatemi kundërshtarit. Duhet ta detyrojmë kundërshtarin të përshtatet në mënyrën se si luajmë ne”, tha ai.
Kosova dhe Bjellorusia janë në grupin I, të cilin e kryeson Zvicra, i ndjekur nga Rumania, Izraeli është i treti, kurse “Dardanët” renditen të katërtit.
Ndeshja do të zhvillohet në Szusza Ferenc Stadion në Budapest, me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...