Trajneri aktual i Uellsit, Ryan Giggs beson se Aaron Ramsey do të përmirësohet në Juventus.
Mesfushori i Arsenalit pritet t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” si një agjent i lirë në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
“Shpresojë të ndodhë kështu”, ka thënë fillimisht Giggs në lidhje me lojtarin për Sky Sports.
“Ju e keni parë efektin që ka pasur kjo në Gareth Balen. Ai po shkon në një top klub me klas, njëri nga më të mirët në botë. Kjo do t’iu përmirësojë si një lojtar”
“Kur ju jeni një trajner ndërkombëtar, gjithçka që ju doni është që lojtarët tuaj të luajnë dhe ai do të luaj në një nivel të lartë”
Kalimi i Aaron Ramseyt në Juventus besohet se mund të ndodhë edhe brenda këtij afati kalimtar në rast se “Topçinjtë” arrijnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit Denis Suarez dhe anësorit James Rodriguez./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...