Gazeta e përditshme gjerman “Die Welt”, i ka quajtur kosovarët njerëz të ndershmërisë dhe respektit, pas mikpritjes mbresëlënëse që iu ofrua Kombëtares së Anglisë në Prishtinë në fundjavë.
Në një shkrim të gjatë, gazeta nacionale gjermane tregon mënyrën shembullore se si Kosova e priti Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 mes tyre.
Anglia fitoi 4:0 në një ndeshje të parëndësishme në karakterin garues, duke qenë se verdhekaltrit i kishin humbur gjasat për kualifikim tashmë dhe “Tre luanët” e kishte siguruar biletën për turneun e verës së ardhshme – por ky takim do të shkruhet në librat e historisë për gjithë atë që ndodhi brenda dy ditëve.
“Kur spikeri i stadiumit nisi t’i thotë emrat e lojtarëve të skuadrës së Anglisë, tifozët e Kosovës e brohoriten emrin e secilit lojtar – një privilegj që i bëhet vetëm ekipit vendas në futboll”, shkroi gazeta gjermane.
“Ishte koha për himnet kombëtare pas futjes së lojtarëve në fushë dhe kur u këndua “God Save The Queen”, të gjithë kosovarët mbajtën në duar flamuj anglezë”, shkroi tutje Die Welt.
E përditshmja gjermane përfundoi: “Fotografitë nga Prishtina do të mbahen në mend si e kundërta e pamjeve të shëmtuara dhe thirrjeve raciste të cilat i përjetoi Anglia një muaj më parë në Bullgari, si dhe si një simbol i ndershmërisë dhe respektit”. /Gazeta Express/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...