Ronald Araujo ka qenë emri më i përfolur i kësaj merkato tek Barcelona, pasi lojtari fillimisht deshi të largohet nga klubi.
Mirëpo dy ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se pas takimit me bordin drejtues dhe drejtorin sportiv, Deco, uruguaiani ka vendosur të qëndrojë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes me Betisin në Kupë edhe Gavi foli rreth qëndrimit të mbrojtësit tek Barcelona, ku theksoi se është i sigurt se ai do vazhdojë të jetë pjesë e “Blaugranave”.
“Ronald Araujo dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe jam i sigurt se do ta bëjë. Njerëzit mund të relaksohen. Unë gjithmonë i besoj asaj që thotë Ronald”, u shpreh Gavi.
Araujo mbrëmë luajti në ndeshjen e Kupës së Mbretit 64 minuta ku Barcelona triumfoi me rezultat 5-1 në çerekfinale./Arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare