Dy ndeshje brenda pak ditëve me bashkëmoshatarët e Kazakistanin, një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe një humbje me të njëjtin rezultat në të dytën për Shqipërinë e 19 vjecarëve me Erjon Bogdanin që ndryshoi thuajse gjithë formacionin në takimin e dytë ku kundërshtarët gjetën golin e fitores në minutat shtesë.
Gjithsesi për Zenel Gavazajn, vëllanë e futbollistit që luan te Skënderbeu dhe Kombëtarja e madhe, Enis Gavazajt, nuk ishte një paraqitje e keqe ajo e 19-vjeçarëve kuqezi.
“Ishte një ndeshje e mirë nga ne, por fati na ktheu shpinën. Gjithsesi besoj që ndeshjet e tjera do të luajmë më mirë dhe do të marrim fitore”, tha Gavazaj.
Gjithsesi futbollisti që militon për Lirinë e Prizrenit nuk harron të kujtojë se bëhet fjalë për miqësore që shërbejnë për formimin e një grupi që si objektiv ka kualifikimin në Elite Raund për europianin e kësaj grupmoshe.
“Synimi ynë dihet që është kualifikimi në Elite Round. Besoj se kemi bërë një grup të mirë dhe po njihemi me njëri-tjetrin, ndaj do të synojmë kualifikimin”, u shpreh sulmuesi i Kombëtares U-19.
Lëndimi i Medon Berishës nuk është shumë serioz, mësohet kur...
Zelensky njofton: Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO
“Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë...
Ballkani në margjina, Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja ...
Berisha paralajmëron protesta masive: Më 22 dhjetor nisim be...
Ish-hulumtuesja e Hagës: Specialja nuk duhej të ishte bërë r...