Genaro Gattuso vlerësoi “shpirtin” që tregoi në fushë Napoli i tij në ndeshjen ndaj Romës.
Të kaltrit triumfuan 4-0 në një sfidë të dominuar nga ata përballë një skuadre që nuk njihte humbje në fushën e lojës në këtë sezon.
Në intervistën pas ndeshjes, Gattuso foli edhe për favoritët në garën për titull duke cilësuar Interin e Contes, si skuadrën për t’u mundur.
“Ne duhet të luajmë me këtë intensitet në çdo ndeshje, me këtë atmosferë në autobusin e ekipit, në dhomën e zhveshjes, gjatë gjithë ndeshjes”, u shpreh ai.
“Të mos marrim asgjë si të mirëqenë. Ajo që më pëlqeu ishte qëndrimi në fushë ndaj Romës. Kur kishte një gabim nga një shok i ekipit, ata e ndihmuan njëri-tjetrin dhe duartrokitën njëri-tjetrin, kjo është ajo që unë dua të shoh”.
“Sipas mendimit tim, Interi është skuadra për t’u mundur. Ata kombinojnë cilësinë me forcën fizike, kanë shumë mundësi në dispozicion dhe ata janë favoritet. Pastaj është Juventusi, i cili është mësuar të jetë atje lart”. /Gazeta Express/
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...