Gattuso dhe Pirlo formuan dikur partneritetin më të madh në mesfushë te Milani nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe po ashtu luajtën përkrah njëri tjetrit në kombëtaren italiane.
Pirlo e komunikoi pensionimin e tij nga futbolli në moshën 38 vjeçare duke i dhënë fund karrierës së tij.
Kur Gattuso u pyet të martën nëse Pirlo e bëri futbollist më të mirë, ai ka dhënë një deklaratë interesante.
“Mos flisni thashetheme, mos ta përziejmë m*tin me Nutellën”.
“Kur e pashë atë duke luajtur më bëri të mendojë ndërrimin e profesionit. Askush nuk e di këtë më mirë se unë, sepse fillova të luaj metë në nivelin U15 për Italinë dhe më pas në të gjitha ekipet tjera të të rinjve”.
“Nuk ishte vetëm për shkak të kualitetit, por ai ishte kafshë duke mbuluar një mijë metra – ai kishte cilësinë atletike që është arsyeja pse ai luajti deri në moshën 38 vjeçare”, u shpreh Gattuso.
“Te ai shihni një fytyrë engjëlli, por ai është një bir b*shtre – gjithmonë bën shaka dhe kurrë nuk është i qetë në një vend”.
“Një ditë isha duke ngrënë në Milanello dhe e lashë telefonin në tavolinë. Ai dërgoi një mesazh te Galliani nga telefoni im duke ja ofruar motrën time”, përfundoi Gattuso.
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës