Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ndjen se është absurde që një ekip të luaj të enjtën në mbrëmje e më pas të dielën në mesditë.
Rossonerët kanë luajtur një ndeshje më vështirë se sa që është pritur ndaj Dudelanges të enjtën mbrëma.
Dhe, Milani është caktuar që të përballet me Parmën në mesditë të dielën.
“Duket absurde që të luajmë të enjtën në ora 18:55 dhe më pas një ndeshje tjetër herët të dielën”.
“Nuk dua të nxis reagime, por unë nuk e kuptoj këtë. Ne do të luftojmë, nuk dua që të nxjerr arsyetime, pasi që jemi më të fortë se kaq”.
“Parma është e fortë dhe kur luajnë në kundërsulm kanë shumë armë të rrezikshme. Ne duhet të jemi të mirë, nëse luajmë sikur ndaj Dudelanges nuk do të mjaftojë”.
“Ata nuk janë aksidentalisht në vendin e gjashtë”, deklaroi Gattuso.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...