Manchester United është përfolur së fundi për transferimin e Gareth Bales dhe në fakt raportet e fundit nga Spanja janë vërtetë inkurajuese.
Bazuar në ‘Don Balon’, reprezentuesi uellsian ka kaluar nga klubi i tij Real Madridi për të zvogëluar kërkesat e tyre për të në merkaton e transferimeve për shkak se askush nuk duket i gatshëm për të paguar çmimin prej 100 milionë euro për të, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton se asnjë klub nuk është i gatshëm për të paguar më shumë se rreth 70 milionë funta për të për momentin dhe kjo shifër duket më e drejtë duke marrë parasysh formën e tij.
29-vjeçari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon dhe në këtë moshë, mund të jetë e qartë që përsëritja e formës kulmuese mund të jetë diçka e vështirë për tu arritur ndonjëherë.
Por, ‘Don Balon’ sugjeron së fundmi se United ishte i përgatitur për të paguar shifrën madhështore për Balen për shkak se ata synojnë të përforcojnë sulmin e tyre.
Kjo padyshim se duket një lëvizje e arsyeshme duke marrë parasysh se yjet si Alexis Sanchez dhe Marcus Rashford janë duke pasur probleme para portës dhe gjithashtu e shohin atë si një opsion më të lirë se Eden Hazard dhe Neymar.
Bale duket se dëshiron t’i sigurojë vetës një kontratë të fundit të madhe dhe gazeta e lartpërmendur shton se ai duket se ka marrë një vendim përfundimisht për largim nga Madridi./arbresh.info/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...