Juventusi dhe Interi janë të përgatitur të paguajnë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurove për mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez.
26-vjeçari spanjoll ka katër paraqitje për kombëtaren e Spanjës dhe kaloi gjithë karrierën e tij në klubin e Sociedadit.
Kontrata e tij shkon deri në qershor të vitit 2021, por raportet në Spanjë sugjerojnë se ai është gati të largohet dhe dëshiron të shkojë në Itali.
Deri më tani, bardhezinjtë duket se janë favoritët, por Interi mbetet i interesuar dhe do të ketë nevojë për një lojtar të ri në atë rol.
Sezonin e kaluar, Martinez kontribuoi me katër gola mbresëlënëse dhe pesë asistime në 40 ndeshje konkurruese.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...