Gonzalo Garcia është njëri nga emrat më të përfolur tek Real Madridi, pas disa super performancave në Kupën e Botës për Klube.
Garcia është protagonist i Realit në secilën prej ndeshjeve që ka luajtur deri më tani, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim, shkruan Arbresh.info.
Shumëkush atë po e krahason edhe me ish-legjendën e Real Madridit dhe Spanjës, Raul Gonzalez.
Për këto krahasime ka folur vetë ylli i ri madrilen.
“Po më krahasojnë me Raul Gonzalez, një legjendë. Nëse arrij të bëj gjysmën e asaj që ai ka bërë me këtë fanellë, atëherë do të jetë më shumë se një ëndërr”, tha ai.
Garcia ka luajtur startues në të gjitha ndeshjet deri më tani, dhe e zëvendësoi Mbappen në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbetet të shihet nëse do të luaj nga minuta e parë edhe me Parisin në gjysmëfinale, pasi sulmuesi francez tashmë është rikthyer.
Kjo ndeshje luhet me 9 korrik./Arbresh.info
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...