Trepça ’89 ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Gani Sejdiu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi mitrovicas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz”.
“Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë — dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore”.
Ai e ka udhëhequr edhe më parë këtë klub, gjithashtu ka pasur përvojë edhe me Vëllaznimin, Trepcën, Feronikelin, Besën e Pejës.
Po ashtu ka udhëhequr edhe gjeneratat e reja me klubet mitrovicase. Trepça ’89 do të kërkojë inkuadrimin në Superligë, pas dështimit këtë sezon./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...