Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar stërvitjet për dy ndeshjet e para të fazës kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026.
Dardanët do të përballen me Zvicrën ditën e premte, ndërsa të hënën e presin Suedinë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Ditën e sotme në Kampion Nacional në Hajvali, të përzgjedhurit e Fodas kanë kryer edhe stërvitjen e dytë.
Pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së ka folur mbrojtësi, Dion Gallapeni.
“Stërvitjet janë duke shkuar me intensitet të lartë. Jemi duke u përgatitur për këto dy ndeshje, por normalisht fokusi për momentin është vetëm tek Zvicra. Jemi duke punuar në aspektin taktik, kështu që shpresojmë të shkojmë atje dhe të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.
Ai pret që në Zvicër së bashku me përkrahjen e tifozëve të marrin rezultat pozitiv.
“Pres që në ndeshjen me Zvicrën të hyjmë në fokus maksimal sepse e dimë se është ndeshje e vështirë dhe shpresoj se me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë të marrim rezultat pozitiv”, tha Gallapeni.
Të premten me fillim nga ora 20:45 në Bazel, Kosova e nis ciklin kualifikues./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...