
UEFA Şampiyonlar Ligi son 16 play-off turu ilk maçında Galatasaray ile Juventus takımları RAMS Park'ta karşılaştı. Galatasaray oyuncusu Davinson Sanchez (6) attığı golün ardından sevincini takım arkadaşlarıyla paylaştı. ( Abdülhamid Hoşbaş - Anadolu Ajansı )
Galatasaray e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit me rezultat 5-2.
Ndeshja nisi mirë për turqit kur në minutën e 15-të realizuan me anë të brazilianite Gabriel Sara, shkruan Arbresh.info.
Një minutë më vonë Koopmeiners barazoi rezultatin. Po i njëjti me një supergol në minutën e 32-të e dërgoi në epërsi Juventusin.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e dytë. Periudha e dytë ishte e jashtëzakonshme për turqit.
Katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Lang barazoi rezultatin në 2-2.
Kur kaluan një orë lojë, Galatasaray kaloi sërish në epërsi me golin e Sanchezit. Shtatë minuta më vonë Juventusi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Cabal u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Kjo ndihmoi edhe më shumë skuadrën turke. Në minutën e 75-të, Gallata shënoi edhe golin e katërt me Lang.
Ndërsa katër minuta para fundit, turqit realizuan edhe golin e pestë me anë të Boey.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk u paraqit për Juventusin. Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në Itali, ku Galatasaray është një hap drejt rrethit të 1/8 së finales./Arbresh.info
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...