Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2024.
Dardanët janë mundur nga Ukraina favorite, me rezultat 3:1. Ndeshja u zhvillua në qytetin leton, Salaspils, për shkak të luftës në Ukrainë.
Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë, kur realizoi Fejza Kastrati.
Megjithatë, ukrainasit barazuan shifrat në minutën e 15-të, me golin e Ihor Cherniavskyit, pas një gabimi në mbrojtje.
Presioni i Ukrainës në pjesën e dytë ishte edhe më i madh dhe si rrjedhojë erdhën edhe dy gola. Në minutën e 24-t shënoi Ihor Korsun, ndërsa tre minuta më pas për rezultatin përfundimtar shënoi Andrri Melnyk.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan më 8 nëntor si vendase e Ukrainës.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin