Në Poloni, më së shumti ka bërë përshtypje paraqitja pozitive e Armando Sadikut, sesa nisja me humbje e sezonit të ri në kampionat nga Legia e Varshavës.
Mediat polake kanë nisur që të bëjnë edhe krahasimin e sulmuesve të rinj të Legias për kohën dhe minutazhin që i janë dashur deri në momentin kur kanë arritur të shënojnë golin e tyre të parë. Në bazë të statistikave, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i janë dashur vetëm 35 minuta për të gjetur golin e parë me skuadrën polake.
Një statistikë e tillë është marrë në krahasim me të tjerë futbollistë të Legias ndër vite që kanë arritur të lënë gjurmë. Ka prej atyre që u janë dashur edhe 421 minuta derisa të zhbllokohen, apo edhe 123 minuta lojë deri në momentin kur kanë realizuar rrjetën e parë me skuadrën e Legias.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...