Ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Altin Rraklli akuzohet për mashtrim për një shumë prej 150 mijë eurosh, nga prokuroria e Tiranës.
Edhe pse i njoftuar për akuzën, ish-futbollisti kuqezi , nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe as avokatët e tij.
“Altin Rraklli i akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda në dëm të shtetasit Ilir Nasto me shumën 150 mijë euro”, prezantoi akuzën gjyqtari Sokol Tona.
Altin Rraklli ka hequr prej disa kohësh dorë nga nënshtetësia shqiptare duke mbajtur vetëm atë gjermane.
Prokurori pas vendimit të shtyrjes së seancës për datën 7 prill, ka bërë të ditur se do të marrin edhe informacion nga sistemi TIMS, për të parë lëvizjet e Rrakllit dhe për ta njoftuar sërish nëse do të kërkojë të jetë vetë i pranishëm në seancën tjetër apo do të përfaqësohet sërish nga avokatët të cilët ka autorizuar./Topchannel
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...