Myrto Uzuni ka përfunduar në faqen e parë të gazetës greke “Sport Time”.
Kjo e përditshme raporton lajmin e bujshëm se Olympiacos interesohet për të marrë shërbimet e futbollistit të kombëtares shqiptare, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon në kampionatin hungarez me Ferencvaros.
Me 13 gola të realizuar dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet me kampionët e Hungarisë, Uzuni ka përfunduar në radarët e drejtuesve të Olympiacos të cilët e vlerësojnë për cilësitë që beratasi zotëron ndërkohë që e kanë ndjekur me vëmendje edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, ku futbollisti kuqezi realizoi edhe 1 gol.
Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit një vit më parë dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë së paku 4 milionë euro, shifër e pranueshme kjo për arkat e Olympiacos. /SS/
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë