Futbollisti shkupjan i Levantes nga La Liga sot edhe zyrtarisht pranoi çmimin e futbollistit më të mirë që luan jashtë Maqedonisë.
Viti që po lëmë pas për Enis Bardhin ishte një vit që nuk do ta harrojë asnjëherë gjatë jetës së tij.
Ai me Maqedoninë U21 luajti në Evropian, madje duke qenë bartës i kësaj përfaqësuese, ndërsa gjithashtu bëri edhe transferimin e tij më të bujshëm deri më tani, duke u transferuar nga Ujpeshti hungarez te skuadra spanjolle e Levantes, përcjell GazetaBlic.

“Fillimisht falënderojë Zotin që më dha këtë mundësi që unë të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim. Gjithashtu falënderoj edhe familjen time që gjithnjë më jep forcë, ndërsa ky çmim nga ana e FFM-së më jep motiv shtesë që të vazhdojë me sukseset e mia. Ishte ky një vit shumë i mbarë, duke filluar që nga përfaqësuesja U21. Nëse nuk do ishin ata bashkëlojtarë të mi dhe trajneri Bllagoja Milevski edhe unë ndoshta nuk do të ishim këtu. Gjithashtu një falënderim edhe për ish klubin tim Ujpeshtin. Ky çmim është edhe për gjithë bashkëlojtarët e mi të U21. Maqedonia do të ec parë dhe besoj se viteve në vazhdim do të jetë edhe më e fuqishme” – tha Bardhi pas pranimit të çmimit.
Enis Bardhi bëhet futbollisti më i ri në historinë e futbollit në Maqedoni që merr këtë çmim. /GazetaBlic/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...