Anësori i Serbisë, Dusan Tadic mund të transferohet tek gjiganti londinez i dy yjeve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
28-vjeçari i skuadrës angleze Southampton, ku ka një klauzolë të lëshimit prej 15 milionë euro, ka qenë duke u kërkuar për transferim nga rivali në Premierë Ligë – Arsenali, transmeton portali arbrsh.info.
Sipas raporteve nga mediat italiane, edhe dy klube në Serie A kanë vëzhguar atë mbrëmjen e kaluar në fitoren 3 me 1 të Serbisë ndaj Gjeorgjisë.
Juventusi dhe Napoli raportohet të jenë dy skuadrat e fundit që kanë shfaqur interesim në futbollistin serb, por Atletico Madridi dhe West Hami janë jashtë gjithashtu në garë për shërbimet e tij.
Tadic ka kontribuar këtë sezon me tri gola dhe shtatë asistime gjatë 34 ndeshjeve për Southamptonin./arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër